Momenti kur ekzekutohen 2 terroristët para gjykatës në Stamboll

Një sulm i armatosur ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në hyrje të Pallatit të Drejtësisë në Stamboll. Agjencia e lajmeve Anadollu raporton se disa persona hapën zjarr për arsye ende të panjohura.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, raportoi se 2 prej autorëve u ekzekutuan, ndërsa 5 persona, duke përfshirë 3 oficerë policie u plagosën në përpjekje për të ndaluar tentativën e sulmit në hyrje të pikës së kontrollit në gjykatë.

Latest articles

Related articles