Video/ Vangjeli pyet Gaz Bardhin: Ku e ke futur vilën e Flamur Nokës, në xhep apo prapa…

Gjatë debatit të kësaj të enjteje në “Top Story” të drejtuar nga Grida Duma, Gazment Bardhi, duke tentuar të tregojë se ështé bashkuar me grupin e Sali Berishës për të mirën e PD dhe për arsye parimore, pati një përplasje edhe me analistin Lorenc Vangjeli.

Ky i fundit ja ka ndërprerë ligjërimin “parimorë” për bashkimin e grupit dhe kauzat e përbashkëta dhe e ka pyetur drejtëpërdrejtë: Atë vilën e Flamurit, (Nokës) e ke futur në xhep apo e ke fshehur nga prapa?!Kujtojmë se jo shumë kohë më parë kur Gazment Bardhi buçiste në parlament si proamerikan dhe antiberishist i madh, pati një përplasje të egër me Flamur Nokën, të cilin mes të tjerave e akuzoi edhe për një vilë rreth 750mijë euro që ka në Gjirin e Lalzit.

Pikërisht këtë akuzë të rëndë lëshuar ndaj Nokës me të cilin tani është bërë bashkëluftëtarë për të mirën e opozitës, i përmendi Vangjeli, Gazment Bardhit. Në videon e mëposhtme mund të shihni edhe reagimin dhe shmangjen “me lezet” të Bardhit:

Latest articles

Related articles