Babai i sulmuesit shqiptar në Itali, zbret në fushë dhe godet me grusht kundërshtarin e të birit!

Episodi e pabesueshëm çfarë ka ndodhur në fundin e ndeshjes Cesena-Olbia, ndeshje e Grupit B të Serisë C. Në minutën e 90-të, me fitoren e vendasve falë golit të Corazza-s, ka zbritur babai i Cristian Shpendit, sulmuesit shqiptar të Cesena-s.

Ai vrapon dhe dhe sulmon portierin kundërshtar, Filippo Rinaldi, duke përfituar edhe nga fundi i tensionuar i ndeshjes. Babai i futbollistit shqiptar goditi në fytyrë Rinaldin me grushtin e djathtë për t’u ndalur më pas nga Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit, si dhe anëtarë të tjerë të stolit vendas.

Latest articles

Related articles