LITA: 30 deputetët i dhanë fund hipokrizisë, jemi me SPAK, jemi me SHBA, jemi me Non Grata

Media zbardhi emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese për të penguar arrestin e Sali Berishës nga SPAK. Mes tyre është edhe emri i Gazment Bardhit, i cili deri më tani nuk kishte shfaqur një qëndrim të caktuar lidhur me këtë çështje.

Sa i takon zbardhjes së emrave që kanë firmosur kërkesën, në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv foli edhe Lavdrim Lita nga faktor.al, duke thënë se me firmosjen e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese iu dha fund hipokrizisë së atyre ligjvënësve që deklaronin se ishin pro SHBA-ve dhe SPAK. Tani janë me Non gratën.

Latest articles

Related articles