“Na ishte një herë Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste” – shkrimi që tronditi Parisin

nga Dashnor Kokonozi, PARIS

Në mesin e viteve ’60 Dominique Lapierre-it dhe një kolegut të tij, u shkrepi në kokë të përshkojnë me makinë tej e tej Bashkimin Sovjetik. Për më tepër, në shoqeri të grave të tyre.
Ideja u cilësua e marrë nga të gjithë. Ishte e paimagjinueshme që dy gazetarë perendimorë të lejoheshin të penetronin tej perdes së hekurt.
Kjo nuk i pengoi ata t’i drejtonin kërkesën ambasadës sovjetike në Paris.
Pergjigja ishte “niet”.
Djemtë nuk u shkurajuan.
Kur dikur dëgjuan se një ish president i Republikës franceze do të shkonte në Moskë, bënë çmos t’i bashkëngjiteshin delegacionit të tij.
Dhe ja erdhi çasti i pritjes madhështore në Kremlin. Kërkesa në fjalë i bëhet drejtëpërdrejetë Nikita Krushovit në prani të të gjithë Byrosë Politike dhe krerëve eminentë të Sovjetit Suprem.
Shkruan Lapierre :
“…Qetesi polare. Fytyrat e tyre menjëherë u ngurtësuan. Krushovi nis të fshijë pareshtur me shami shogen e tij të bërë qull në djersë. Bulganni i nervozuar tërheq mjekren. Molotovi pastron binoklin e tij. Gromiko kollitet. Marshalli Vorshillov qëron zërin. Regovi, sekretar i Presidiumit të Sovjetit Suprem kruan qafën. Anastas Mikojani, i gjithepushtetëshmi minister i ekonomisë, shkrifëron qimet e mustqeve të tij të zeza. Ç’situatë e paimagjinueshme ! …”

E gjithe qeveria sovjetike dukej si e tetanizuar në vend nga kêrkesa e dy gazetarëve perendimorë.
Sikleti vazhdoi për sekonda të tëra.
Së fundi Krushovi shpërthen ne një të qeshur të hatashme :

  • Eshtë një ide mjaft e keqe, tovarish ! Rrugët tona janë në gjendje aq të mjerë sa gratë tuaja do t’ju ndajnë brenda dy javëve.

Kur u mendua se çdo shpresë qe shuar, kater muaj me vonë, ne redaksinë e revistês “Paris Match” vjen një teleteks që njofton dhënien e lejes per të vizituar Bashkimin Sovjetik.
Dhe ketë vizitë Lapierre do sjelle në trajtën e librit me te këndshëm e të jashtëzakonshëm që kam lexuar ndonjëherë nga pena e perendimorëve që hyjnë në zemër të paranojës komuniste :
“Na ishte një herë Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste.”

Latest articles

Related articles