Prokurorët e SPAK vijojnë vizitën e tyre në SHBA së bashku me ekipin e OPDAT nga ambasada amerikane në Tiranë.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, është takuar me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, përgjegjës për ndjekjen penale të korrupsionit në SHBA.
Zyrtarët e SPAK do të vijojnë takimet e tyre në zyrat e DEA-s dhe FBI-së.
“Ekipi i OPDAT-it nga Ambasada e SHBA në Tiranë vazhdoi vizitën në Uashington së bashku me zyrtarë të SPAK. Shefi i SPAK Altin Dumani u takua me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët e SPAK-ut u takuan me ekipe të tjera të Departamentit të Drejtësisë dhe gjithashtu vizituan bibliotekën në godinën kryesore të drejtësisë.
Grupi do të vazhdojë turin studimor në Uashington me vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.