Wizz Air Inauguron linjën e re që do të lidhë Tiranën me Bukureshtin duke nisur nga 9.99 Euro

Tiranë, 30 tetor 2023 – Wizz Air, linja më e madhe ajrore në Shqipëri si dhe linja e qëndrueshme më e madhe në nivel botëror[1], ka kënaqësinë të njoftojnë linjën e saj më të re, e cila do të lidhë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën me metropolin plot gjallëri të Rumanisë, Bukureshtin. Fluturimi i parë u nis më 29 tetor, duke u ofruar qytetarëve një mundësi të re me një çmim të lirë për të eksploruar këto dy metropole europiane.

Wizz Air, një pioner në industrinë e aviacionit në Shqipëri, është kompania e parë, e cila ka vendosur një standard për udhëtime me çmime të arsyeshme për të gjithë qytetarët e rajonit. Kompania, e përkushtuar për t’i bërë udhëtimet të përballueshme nga të gjithë, do të ofrojë bileta për linjën më të re, duke filluar nga një çmim i pakonkurueshëm, prej vetëm 9.99 euro – të cilat mund të blihen në faqen zyrtare të linjës ajrore si dhe në aplikacionin zyrtar.

Më datë 30 tetor, anëtarët e WIZZ Discount Club mund të përfitojnë deri në 25% zbritje në disa fluturime të zgjedhura deri më 15 janar. Wizz Discount Club u jep mundësinë klientëve të abonuar të shijojnë zbritjet e veçanta në të gjitha fluturimet e Wizz Air me një tarifë vjetore. Promocioni përfundon sot në orën 23:59 CEST[2].

Fluturimet drejt Bukureshtit do të operojnë katër herë në javë: të mërkurën, të enjten, të shtunën dhe të dielën, gjatë gjithë vitit. Rrjeti i gjerë i Wizz Air në Shqipëri përfshin tashmë mbi 50 destinacione, si dhe 30 linja unike, të cilat përfaqësojnë një rritje fantastike prej 60% të kapacitetit në krahasim me vitin e kaluar.

“Jemi të emocionuar të shtojmë një lidhje të re të drejtpërdrejtë nga Tirana drejt Bukureshtit, e cila do të ndihmojë në nxitjen e turizmit, tregtisë si dhe shkëmbimit kulturor mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke thelluar më tej edhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Wizz Air mbetet e përkushtuar për t’i ofruar udhëtarëve një gamë sa më të gjerë mundësish për të udhëtuar, duke ruajtur standardet më të larta të sigurisë dhe përvojës gjatë fluturimit”, u shpreh Tamara Nikiforova, Menaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës në Wizz Air.

Wizz Air ka njoftuar së fundmi se do ta zgjerojë bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me 13 avionë të rinj në verën e vitit 2024. Që nga hera e parë që kompania zbarkoi në vend në vitin 2017, ajo jo vetëm ka hapur më shumë mundësi të reja të udhëtimit për shqiptarët, por gjithashtu ka siguruar afërsisht 400 vende pune të brendshme dhe mijëra mundësi të jashtme punësimi në industrinë e akomodimit.

Wizz Air   

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 189 avionë Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 57.6 milionë pasagjerëve gjatë periudhës së tetorit 2022 deri më shtator 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022 dhe “Linja Ajrore me kosto më të ulët në Evropë 2023, nga World Travel Awards.

Kontakte:

Wizz Air:

Tamara Nikiforova, Menaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës: [email protected]

 Na ndiqni në Instagram: @wizzair

 Na ndiqni në Facebook: @wizzair

 Na ndiqni në X: @wizzair

 Na ndiqni në TikTok @wizzair

Shënim për rekaktorët:

  • Të gjitha fluturimet e Wizz Air kryhen me avionët Airbus A320, me 180 vende, me avionët A321 me 230 vende, avionët Airbus A320neo me 186 vende dhe avionët Airbus A321neo me 239 vende.
  • Për fotografitë falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekës së logos ju lutemi vizitoni
https://wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/
  • Për më shumë informacion rreth strategjisë së qëndrueshmërisë së Wizz Air, ju lutemi shihni F23 ESG Update  

[1] Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022

[2] Ky promovim nis më 30 tetor 2023 nga ora 00.00 deri në 23.59 CEST (“Periudha promocionale”). Zbritja deri në 25% zbatohet për tarifën, duke përjashtuar tarifën e administrimit. Zbritja deri në 25% zbatohet për fluturimet e zgjedhura të disponueshme në wizzair.com dhe aplikacionin WIZZ gjatë periudhës promovuese. Zbritja është e vlefshme vetëm nëse në rezervim përfshihet edhe anëtari i Wizz Discount Club. Periudha e udhëtimit është e kufizuar, udhëtimet duhet të përfundojnë deri më 15 janar 2024. Çmimi vlen vetëm për rezervimet e bëra në wizzair.com ose në aplikacionin WIZZ. Promovimi nuk vlen për rezervimet në grup.

Latest articles

Related articles