Nga data 20 tetor, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur procesin e rekrutimit për 309 elektricistë në të gjithë vendin. Sipas OSHEE, mesatarisht, paga e një elektricisti të sapo punësuar në OSHEE varion nga 50 deri në 70 mijë lekë në muaj.
Por direkt ka reaguar inxhinieri Azmer Duleviç, i cili përmes një komunikimi, ka vënë në dukje se këto paga nuk janë reale.
Ja të ju them një mashtrim të freskët nga ana e mediave/OSHEE për pagat e Elektricistave :
“Mesatarisht, paga e një elektricisti të sapo punësuar në OSHEE varion nga 50 deri në 70 mijë lekë në muaj.”-e pavërtetë
Ja paga ja suksesi me fakte dhe me prova për elektricistët e sapo punësuar!
Të tjerat janë propagandë !
Madje po më gjetët specialist/inxhinier projektues te OSHEE me pagë 70 mijë lekë e keni një drekë falas nga ana ime!
Por nuk kanë nga ta dinë Ministrja Balluku ,3 zv.ministrat,drejtori i OSHEE ,drejtori i KESH,drejtori i Bursës që nuk i dinë pagat sepse asnjë nuk është inxhinier apo të ketë lidhje me energjetikën dhe një zv.ministër që ishte i saktë e hoqën!
ad
