Unë s’jam Sali Berisha!

Dikur thoshte me mburrje “Une jam Sali Berisha”. Sot i shkon letra e gjykates ne seli, ai kthen pergjigjje thote nuk jam ketu. Pra sjam Sali Berisha. I con gjykata oficeret ne shtepi, del dikush u thote nuk eshte ketu. Pra sjam Sali Berisha. Edhe nese oficeret e gjykates do e ndalojne ne rruge dhe tentojne ti japin njoftimin, ai do u thote sjam une. Pra sjam Sali Berisha.  Lideri legjendar qe mburret me emrin e tij, ai i cili mburret se perballet sypatrembur, sot luan me te kapme me shtetin, sot nuk eshte i zoti te perballet me akuzat, ka frike te pranoje edhe njoftimin nga gjykata. Po i thote botes, une sjam Sali Berisha.

Latest articles

Related articles