Izraeli eliminon shefin e Inteligjencës së Hamasit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se kanë vrarë kreun e Shërbimit Informativ të Përgjithshëm të Hamasit në Khan Younis.

Izraelitët paraqitën gjithashtu prova të sulmeve të tyre të sakta në objektet nëntokësore të Hamasit.

Ndërkohë, sirenat që paralajmëronin për raketa që vijnë nga Rripi i Gazës u dëgjuan sërish pasditen e sotme në Jerusalem, Tel Aviv, zonën Rishon dhe qytete të tjera izraelite.

U dëgjuan shpërthime, por nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Brigadat Al Qassam thanë se sulmi ishte në përgjigje të “shënjestrim të civilëve nga Izraeli”.

Latest articles

Related articles