Vodhi mbi 7 mijë euro, më shumë se 1 mijë paund dhe flori në një banesë, arrestohet

Një 28-vjeçar i cili ka bërë një sërë vjedhjesh në banesa dhe dyqane të ndryshëm, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Siç njofton policia, së fundmi, ai ka vjedhur në një banesë në rrugën “Theodhori Bej”, rreth 9100 euro, 2000 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), dhe më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular. Ndërkohë, në momentin e arrestimit, policia i ka sekuestruar 7500 euro, 1138 paund, dhe sende me vlerë.

Latest articles

Related articles