Ish nr. 2 i qeverisë Arben Ahmetaj reaguar disa herë duke deklaruar se po i bëhet një ‘gjyq publik’ para se të flasë drejtësia, dhe se po përpiqen ta baltosin nga segmente të financuara nga inceneratorët.
Në studion e emisionit “Pa Protokoll” në Report TV, gazetari Sokol Bregu thotë se Ahmetaj duhej të qëndronte në Shqipëri të mbrohej dhe të përballej me ligjin këtu dhe jo nga Arratia.
“Jeton në Zvicër e ka blerë një vilë. Është njeriu më i targetuar si emblema e korrupsionit në këtë vend. Pse nuk rri e bën burgun si të gjithë tjetër? Nuk kam parë si dosja Ahmetaj që në 320 faqe, çdo njeri emri i të cilit del në atë faqe zgjohej milioner. Të gjithë biznesmenët në Shqipëri janë atje në atë dosje. Çdo njeri që shkonte me duar në xhepa, cdo biznesmen që shkonte tek ai gdhihej me para a një tender. Aty kam parë që futesh me duar në xhepa e del milioner. Kam urryer veten që jam gazetar. Miqtë e tij kanë vajtur me duar në xhepa dhe janë bërë të pasur. Më thuaj një biznesmen që nuk është në atë dosje?” tha gazetari Bregu.