Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj ka folur pas lirimit nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
“Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as UÇK dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm tju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”.
Goxhaj kërkohej të ekstradohej nga Gjykata Speciale e Kosovës, me pretendimin se kishte nxjerrë emrat e disa dëshmitarëve në procesin e gjyqit në Hagë të liderëve të UÇK-së.
Por Gjykata e Apelit vendosi sot kundër ekstradimit të tij, e për rrjedhojë Goxhaj është lënë i lirë.
Vendimi i Gjykatës:
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga shtetasi me iniciale D.G, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm dhe moslejimin e ekstradimit nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).
Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 10.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:
-Ndryshimin e vendimit Nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
- Rrezimin e kerkeses per ekstradimin e shtetasit D.G nga Republika e Shqiperise ne Republiken e Kosoves.
- Heqjen e mases se sigurimit “arrest ne burg “, per shtetasin D.G, caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, date 20.07.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane.
-Urdherohet lirirmi i shtetasit Dritan Goxhaj, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale.