Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi Flamur Nokën, Edi Palokën, Indrit Hoxhën, Floriana Garon dhe të tjerë për tju zbuluar tabllonë sinotike të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. Po, po, lexuat mirë Sali Berisha ka përdorur sot fjalën “tabllo” fiks si Enver Hoxha në zbulimin e armiqëve.
Duke folur nga mbledhja e kryesisë së Rithemelimit, Berisha tha se:
: “Edi Rama do të kontrollojë çdo gjë, të gjitha pushtetet në këtë vend. Ka krijuar atë që në gjuhën popullore quhet shpif-opozitë.
Në gjuhën aktuale, fake-opozitë. Përdor një peng të shpërfytyruar nga çdo lloj integriteti moral, politik, njerëzor, të çfarëdollojshëm, që quhet Lul Brava. Dhe do t’ua servirë shqiptarëve këtë, si opozitarin e tij”.
“Ne nisëm analizën në parti, ritmet e kësaj analize janë të ngadalta. Por analiza është e domosdoshme për të paraqitur para mbështetësve tanë tabllonë e vërtetë të farsës elektorale maj 2014.
Modeli Enverist
Pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, pa i dhënë popullit kohë për mendime, Enver Hoxha përpiloi një deklaratë të quajtur “Tablo sinoptike”, ku përbaltte pikërisht gjithë figurën e numrit 2 të kupolës së shtetit komunist shqiptar.
