Indeksin Global të Krimit të Organizuar: Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord negativ

Global Initiative against Transnational Organized Crime ka publikuar Indeksin Global të Krimit të Organizuar 2023, të dytin indeks pas vitit 2021. Indeksi Global i Krimit të Organizuar në vlerësimin e saj bazohet në tre elementë kryesorë:

  • Shtrirja, shkalla dhe ndikimi i 15 tregjeve kriminale
  • Struktura dhe ndikimi i pesë llojeve të akterëve kriminalë
  • Ekzistenca dhe kapaciteti i vendeve për të qenë të qëndrueshëm ndaj krimit të organizuar, i matur në 12 blloqe ndërtimi të qëndrueshmërisë
    Në vitin 2021 Kosova kishte shkallën më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor me 5.19 pikë ndërsa këtë vit është vlerësuar me 4.97 pikë, duke u renditur përsëri në vendin e parë e përcjellë nga Maqedonia e Veriut me 5.03. Niveli i qëndrueshmërisë është vlerësuar me 5.08 pikë ndërsa në vitin 2021 ishte 4.42 pikë dhe renditet e treta pas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
    Serbia është vlerësuar përsëri me nivelin më të lartë të kriminalitetit me 6.22, e përcjellë nga Mali i Zi me 5.90 dhe Bosnja dhe Hercegovina me 5.85. Sa i përket nivelit të qëndrueshmërisë, Maqedonia e Veriut rendit e para me 5.29 pikë e përcjellë nga Shqipëria me 5.13 dhe Kosova me 5.08. Bosnia dhe Hercegovina ka nivelin më të ulët të qëndrueshmërisë me 3.88 pikë.
  • Nga Dardan Koçani

Latest articles

Related articles