Pse aleatët e Kosovës po kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit


Nga Sebastian Zonja

27 vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që Gjermania dhe Franca të merren me problemet mes Kosovës dhe Serbisë. Franca ka nën patronazh Serbinë, Gjermania ka Kosovën. Të dyja këto vende në dialog i përfaqëson Josep Borreli dhe Miroslav Lajçaku.
Franca dhe Gjermania shtynë përpara paktin e ashququajtur franko-gjerman, ku Asociacioni vihet në qendër bashkë me formulën Ishinger (për mosbllokim të rrugëtimit të Kosovës drejt institucioneve ndërkombëtare).
Kryeministri Albin Kurti thotë me të drejtë se do njohjen së pari, pastaj Asociacionin për të cilin ra dakord në Ohër.
Ndërkohë, evropianët dhe amerikanët thonë se duhet Asociacioni, pastaj njohja sipas paktit në Ohër.
Sipas amerikanëve, Asociacioni është heqja e viktimizimit të Beogradit se po shkelen të drejtat e serbëve në Kosovë. E zëmë se amerikanët, francezët dhe gjermanët i kanë blerë serbët, ndaj bëjnë presion për Asociacionin. Sërish, pas një viti janë zgjedhjet në BE dhe Amerikë. Projeksionet e votës tregojnë se forcat e djathta janë në revansh. Nga Amerika, nëse fitojnë republikanët, do na vijë një Grenell 2, ndërsa nga Evropa një Lajçak 2. Siç duket sot, ajo çka ato do kërkojnë nesër aleatët është zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

Si do e zbatojmë është pyetja?

1. Do ndërtojmë bomba bërthamore dhe do bëhemi superfuqi ushtarake. Pastaj do vendosim kushte të reja në dialog.

2. Do zhvillohemi aq shumë ekonomikisht sa të na ketë zili India apo Kina dhe do kthehemi në vendin më të lakmuar në botë për investime.

3. Do shtrojmë kurrizin dhe do gjejmë një zgjidhje si të avancojmë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

4. Do themi se fajin e kanë qeveritë e shkuara dhe Edi Rama.

5. Ne nuk e pranojmë negociatorin evropian dhe amerikan sepse janë proserbë.

6. Ka një konspiracion serbomadh në Amerikë dhe Evropë, siç thotë Serbia se ka një konspiracion shqiptaromadh në Berlin dhe Londër.

Latest articles

Related articles