Incident në përvjetorin e kryengritjes së Postribës, qytetari flak kurorat e vendosura nga Benet Beci: Këta më pushkatuan gjyshin

Një incident ka ndodhur në 77 vjetorin e kryengritjes së Postribës që u shënua paraditen e sotme.

Pas vendosjes së kurorave me lule në bustin në përkujtim të lëvizjes së parë antikomuniste nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, një qytetar mori kurorat dhe i hodhi në tokë duke thënë se këta të sotmit janë pasardhës të atyre që i kanë pushkatuar gjyshin.

“Këta më kanë pushkatuar gjyshin, nuk kanë nevojë me ardh me vnu kurora”, tha ai.

Pas ketij incidenti, kryebashkiaku Beci u largua menjëherë.

Latest articles

Related articles