E qeshura zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru

Rezultatet e një studimi arritën në përfundimin se e qeshura, rrit kapacitetin funksional të sistemit kardiovaskular, duke ulur rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru.

Rezultatet e studimit, të prezantuara në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë ( ESC 2023 ) në Amsterdam, Holandë, bazohen në testimin e një qasjeje terapeutike inovative në 26 të rritur (mosha mesatare 64 vjeç) të diagnostikuar me zemër koronare.

Kjo gjendje patologjike përcakton një humbje të elasticitetit të arterieve, me rrezikun që pllakat të pengojnë gjakun dhe, në rast këputjeje, të çojnë në goditje dhe infarkt.

Për tre muaj, gjysmës së pacientëve iu kërkua të shikonin dy programe të ndryshme komedi njëorëshe në javë, ndërsa gjysma tjetër shikuan dy dokumentarë të ndryshëm, me tema të tilla si politika apo pyjet e Amazonës.

Në fund të periudhës së studimit, grupi që ndoqi programet e humorit tregoi një përmirësim 10 për qind në një test që mati sasinë e oksigjenit në gjakun e tyre dhe një rritje në aftësinë e arterieve të tyre për t’u zgjeruar.

Inflamacioni është një pjesë e rëndësishme e procesit të aterosklerozës, pra e akumulimit të pllakave parietale në arterie. Ky studim zbuloi se terapia e të qeshurit është një ndërhyrje e mirë që mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe uljen e rrezikut të sulmit në zemër dhe goditje në tru.

Mund të zbatohet në institucionet dhe sistemet e kujdesit shëndetësor për pacientët në rrezik të problemeve të zemrës, të cilët mund të inkurajohen të qeshin të paktën dy herë në javë.

Latest articles

Related articles