Dorëhiqet kryeministri letonez Edgars Rinkevics

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, i paraqiti letrën e dorëheqjes presidentit Edgars Rinkevics.

Përmes një postimi në platformën e medias sociale X, e njohur më parë si Twitter, Karins njoftoi se ka lënë detyrën e tij.

Duke bërë të ditur se duhet të vazhdojnë punimet për të ardhmen e Letonisë, Karins u shprehu: “Sot u takova me presidentin Rinkevics dhe i paraqita atij letrën time të dorëheqjes në mënyrë që të formohet sa më parë një qeveri e re dhe e fuqishme e cila do të sigurojë një ndryshim kuptimplotë, mirëqenie dhe rritje ekonomike”.

Në një deklaratë të bërë më 14 gusht, Karins si arsye të dorëheqjes tregoi “Listën e Bashkuar” dhe “Aleancën Kombëtare” që janë partitë partnere të koalicionit.

Karins, lideri i Partisë Uniteti i Ri, njoftoi se partia e tij ka paraqitur kandidat për kryeministër Evika Silina

Latest articles

Related articles