‘Porsche’ bie në kanal, vdes pasagjeri, plagoset shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Divjakës.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi M. L. duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, Daniel Sharka, ndërsa shoferi Mariglen Labota, është në spital.

Latest articles

Related articles