SPAK merr në pyetje 70 të moshuar si pjesë e hetimeve të Check – Up

spot_img

Në kuadër të hetimit për koncesionin e “check up-it”, SPAK ka thirrur të marrë në pyetje 70 të moshuar.

Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot për të dëshmuar 70 qytetarë nga Elbasani.

Në flet-thirrjen e tyre bëhet fjalë se marrja e dëshmisë është në funksion të procedimit nr. 122 të vitit 2020. Ky kallëzim është bërë nga Partia Demokratike. Indrit Sefa, i cili ka bërë kallëzimin, përmes një komunikimi publik ka shtuar se: “Një punë e mirë e bërë nga Partia Demokratike. Një kallëzim penal i detajuar, në të cilin janë renditur të gjitha provat e shkeljeve flagrante të kryera nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim që një prej klientëve të qeverisë të përfitojë shuma të mëdha financiare, në shkelje të rëndë të ligjit. E drejta vonon por kurr nuk harron. Puna e jashtëzakonshme e bërë nga ana e Partisë Demokratike që prej vitit 2019 së shpejti do të japë efektet e saj. Nuk keni parë gjë akoma”.

Të moshuarit që pyeten veçmas, do t’i përgjigjen pyetjeve të hetuesve sa herë kanë kryer “check up-in”, dhe në çfarë qendrash e kanë kryer atë.

Latest articles

Related articles