PD çoi Bardhin për ‘hetim’, mblidhet sot Komisioni i Etikës, Açka i kërkon të jetë prezent!

Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës do të mblidhet ditën e sotme në orën 19:00, për të shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së Partisë Demokratike, që kërkon shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit për mbledhjen online të Këshillit Kombëtar.

Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës do të mblidhet ditën e sotme në orën 19:00, për të shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së Partisë Demokratike, që kërkon shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit për mbledhjen online të Këshillit Kombëtar. Komisioni i Etikës do të hetojë veprimet e Bardhit, ndërsa kryetarja Flutura Açka i ka dërguar një e-mail sekretarit të Përgjithshëm dhe i kërkon atij që të jetë i pranishëm në seancën që do mbahet në selinë blu.

Në ankimin e bërë nga Kryesia e Partisë Demokratike, që mban firmën e përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa, kërkohet shfuqizimi i vendimit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, me argumentin se është në shkelje të statutit.

“Kërkojmë pranimin e kërkesës duke vendosur shqyrtimin e përputhshmërisë së vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, datë 22.07.2023 “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë” dhe shfuqizimin e këtij vendimi si një akt në kundërshtim e dispozitat statutore”, shkruhet në shkresë.

Latest articles

Related articles