Provokon gazetari: Rama e bën që ta marrin në telefon ndërkombëtarët

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se aksioni i sotëm i policisë në kampin e MEK në Manzë është një përpjekje për protagonizëm e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, ndërhyrja në kampin e muxhahedinëve është bërë një ngjarje për efekt ndërkombëtar, që Rama të marrë disa telefonata për të rinegocim të marrëveshjes për strehimin e tyre.

“Nga pikëpamja e planit operacional nuk bëhet ashtu, ndërpriten dritat, interneti, nuk shkohet me kamera. Është një show dhe ka një efekt ndërkombëtar. Zv.ministri na e tha; ata duhet të rinegociojnë marrëveshjen me SHBA. SPAK ka dhënë urdhër për të gjetur prova, pra nuk kanë prova. Aktivitetin politik kundër republikës islamike muxhahedinët e kanë bërë që ditën e parë dhe janë ata që kanë zbuluar se pjesa më e madhe e armatimit që shkon nga Irani në Rusi po përdoret në Ukrainë. Janë forca militare dhe paramilitare, nuk janë ca pleq. Por efekti është për të bërë show dhe rinegocim të marrëveshjes”, tha gazetari.

Latest articles

Related articles