Anëtari i kryesisë së PD, Gazmend Koduzi tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi për mbledhjen e këshillit kombëtar të PD është në përputhje të plotë me statutin e partisë. Koduizi tha se Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Kuvendi i PD janë rojtarët e Statutit, jo sekretarët e partisë që janë ekzekutivë të vendimeve.