Gruaja, vajza dhe djali i Silvinjos me fanellat e Kombëtares në stadium për të ndjekur kuqezinjtë

Ndeshja e parë e këtyre eliminatoreve të Kombëtares shqiptare të futbollit në “Air Albania” ka përkuar edhe me vizitën në vendin tonë të familjarëve të trajnerit Silvinjo.

Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë ndjekur ndeshjen nga tribuna duke iu gëzuar padyshim suksesit të kuqezinjve.

Nëse vajza e trajnerit, kishte zgjedhur fanellën e portierit për ta mbajtur në tribunë, ndërsa djali atë të kuqen. Bashkëshortja e tij, Lucie, u shfaq në ndeshje me një fanellë të personalizuar.

Latest articles

Related articles