Trafikoi 100 kg – kapet në Shëgjin i shumëkërkuari i drejtësisë (emri)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Genova” është lokalizuar dhe kapur në Shëngjin, 39-vjeçari Ardian Sufaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, me vendimin e datës 18.05.2023, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjatë periudhës Tetor 2022- Janar 2023, Sufaj në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.

Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe Sufaj me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.

Latest articles

Related articles