“Priten urdhër-arreste”, Lita: Dosjet në SPAK po tmerrojnë pushtetarët. Nuk do ti gëzojnë paratë e vjedhura

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako nuk ka për të qenë i fundit, pasi sipas tij dosjet në SPAK “janë kapicë”.

Lita tha se drejtësia e tanishme edhe pse e vonuar, është drejtësi dhe po i frikëson pushtetarët, se mos papritur dosjet e tyre hapen dhe ata do të humbasin gjithë pasuritë dhe paratë që kanë vënë në mënyrë të paligjshme.

Në burg është Lefter Koka, ishte Saimir Tahiri, në burg është Alqi Bllako, në burg janë disa sekretarë të përgjithshëm të qeverisë Rama, në burg është edhe Vangjush Dako. Priten edhe të tjerë, sepse dosjet në SPAK janë kapicë, por atyre u intereson të mos hapen dosjet e tyre. Ditën e sotme patë lë vizjen apo thirrjen e Taulant Ballës në SPAK, i cili tha se në kompleksin Partizani, në privatizimin e kompleksit Partizani ku 10 mijë metër katrorë janë privatizuar 100 mijë euro, ka diçka që nuk shkon.

Aty nuk hetohet për shpërdorim detyre të atyre që kanë abuzuar me këtë privatizim, por po flitet për pastrim parash, që është shumë më e rëndë. Këto dosje që janë në SPAK tmerrojnë ish-ët e pushtetit dhe pushtetarët që një ditë do bëhen ish. Këta që janë në pushtet sot një nga tmerret që kanë është se nuk do gëzojnë pasurinë dhe paratë që kanë vënë në mënyrë të paligjshme, pasi mekanizmi edhe pse mund të jetë i vonuar e i ngadaltë, por rrjeta të kap”,-tha Lavdrim Lita.

Latest articles

Related articles