Nga Igli Çelmeta
Partizani ta gëzojë kampionatin se ndoshta pa tifozllëk ishte ekipi më i kompletuar, por një fitore e tillë e kampionatit nuk është aspak e ndershme dhe është në dëm të futbollit shqiptar. E turpshme, se si skuadrat bëjnë pazare me njëra-tjetrën, pa përjashtim të gjitha skuadrat. E gjitha kjo bëhet se presidentët e klubeve bëjnë pazare me kreun e FSHF dhe se fituesi i kampionatit vendoset që në fillim ende pa filluar kampionati. Një trup për futbollin shqiptar dhe niveli i tij ka arritur në pikën më të ulët. Mjafton të shihje sot ndeshjet e fundit, një teatër në të gjitha ndeshjet, lojtarët nuk luanin futboll, por bënin balet dhe luanin teatër, me disa regji. P.sh. shënon gol Tirona, nuk e kap minutën shënon gol Partizoni, çdo gjë e llogaritur me përpikmëri. Ky nuk është futboll.
Futbolli luhet deri në minutën e fundit, jo të hapësh portën. Dortmund humbi kampionatin sepse Mainz që nuk kishte asnjë pretendim, në ndeshjen e fundit luajti futboll dhe i hoqi kampionatin.
Futbolli në Shqipëri ka marrë fund, duhet një reformë e thellë, duke nisur nga largimi i Armand Dukës, arbitrave të korruptuar dhe presidentëve të klubeve që i shohin klubet vetëm si mjet fitimi, si biznes, pasi nga futbolli nuk marrin vesh dhe nuk iu interesojnë fare tifozët.
Tifozët e të gjitha skuadrave janë pjesa më e bukur e futbollit, vetëm ata e duan futbollin, por edhe tifozët do të largohen nëse nuk ndryshon kjo skemë mafioze e të bërit futboll në Shqipëri.