Bie nga pallati 26-vjeçari në Tiranë, niset me urgjencë në spital(EMRI)

Një i ri ka rënë nga lartësia në një pallat në ndërtim e sipër në Tiranë. Sipas informacioneve 26-vjeçari E.H, ka qenë duke unuar në një pallat në ndërtim në rrugën “Besnik Hidri”.

26-vjeçari është ërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. grupi hetimor po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 23.05.2023, në rrugën “Besnik Hidri”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles