Regjisori i njohur Kiço Londo bën një “Një dasmë e hatashme” në Gjirokastër

Komedia “Një dasmë e hatashme” do të shfaqet më datë 21 dhe 22 Maj në Teatrin “Zihni Sako” të Gjirokastrës, për të gjithë të apasionuarit. Trupa e aktorëve do të dhurojë një shfaqje të bukur dhe plot të qeshura.

Pas suksesit në disa qytete, regjisori Kiço Londo do të sjellë “Dasmën e hatashme” për dy ditë, në orën 19.00 në Gjirokastër. Trupa e aktorëve me Julian Dedën, Fatma Haxhialiun, Ermira Hysajn, Marjana Kondin, Denisa Demajn dhe Engjëll Hoxhën vë në skenë një ritëm të çmendur, lojë sipërore e kostume të mrekullueshme.

Latest articles

Related articles