PS kërkesë KQZ-së: Dënoni Belind Këlliçin dhe Luçiano Boçin, shkelën Kodi Zgjedhor

Partia Socialiste kanë denoncuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranë dhe Elbasanit, Belind Këlliçin dhe Luçiano Boçin, ku pretendohet se kanë shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Në deklaratat e tyre për media, Këlliçi dhe Boçi kanë lidhur apelin për qytetarët me premtimet elektorale gjatë fushatës.

“Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim.”- tha Belind Këlliçi në deklaratën e tij.

Po ashtu, kujtojmë se Luçiano Boçi edhe është futur brenda qendrave të votimit, e cila është e ndaluar.

PS i bën thirrje KQZ që të merren masa për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen e saj në vijim.

Latest articles

Related articles