Berisha i dëshpëruar, manipulon reklamat e Partisë Demokratike në Tiranë

Sali Berisha, duke qenë se po shkon dëshpërimisht drejt një humbje shokuese në 14 maj, është hidhëruar pa masë nga fushata e Partisë Demokratike që po fton në mënyrë qytetare të ftojë demokratët e shqiptarët ta votojnë PD, siç e kanë votuar këto 32 vjet. E në këtë dëshpërim të tij, Sali Berisha, tashmë non grata nga SHBA e Britania, ka urdhëruar median e familjes së tij Syri.net dhe Syri TV, si dhe ithtarët e tij të paktë duke manipuluar citylight-et e Tiranë. Nën kujdesin e medias së tij familjare, ithtarët e tij kanë vendosur në këto cityligt, një shirit ku duan të mashtrojnë qytetarët për prodhimin e këtyre spoteve politike.
Në fakt kjo përpjekje e dëshpëruar e Saliut dhe ndjekësve të tij gjithnjë e më të paktë, duket qartë që është një përpjekje e dështuar për mashtrim, pasi në krye të tyre, cityligt e kanë të shkruar sipas udhëzimit të KQZ-së, se janë prodhuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Kjo tregon qartë se sa e do Berisha, Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër po fton demokratët të shkojnë në prehrin e Ilir Metës, njeriun e vetëm të prodhuar nga Edi Rama dhe që falë tij PD humbi pushtetin në 2013 dhe solli pikërisht Partinë Socialiste në pushtet.May be an image of 2 people, monument and text

Latest articles

Related articles