Zbardhet ngjarja me viktimë në Shkodër. Kushëriri qëllon për motive…

Policia ka identifikuar dhe është në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjes e 51 vjeçarit, Petrit Vuksani në Shkodër. Sipas policisë autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Lekë Vuksani, i cili është dhe kushëri me viktimën.

Mësohet se 51 vjeçari nuk është i njohur si një person problematik, duke bërë që ngjarja të ketë tronditur banorët dhe fqinjët e viktimës.

“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V.

Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest articles

Related articles