Personi në foto është Edmon Haxhia, porositësi dhe financuesi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në SHëngjin. Ai dyshohet se ka marrë nuse në fisin në gjak.
Ai ishte kthyer në Shqipëri nga Anglia para disa muajsh dhe mësohet se është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme.
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri të ditur ditën e sotme se në vrasje janë të përfshirë 6 persona, 5 të huaj dhe një shqiptar, ndërsa vrasësi ka qenë shtetas portugez.
Emrat e personave të përfshirë janë: Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Motivi i vrasjes ka qenë gjakmarrja, ndërsa autorët menjëherë pas kryerjes së krimit janë larguar nga Shqipëria.