Nga Sadiola Xhelili
Kina po ndërton armë të sofistikuara kibernetike për të “marrë kontrollin” e satelitëve të armikut, duke i bërë ata të padobishëm për sinjale të dhënash ose survejim gjatë kohës së luftës.
Kështu rezulton sipas një raporti të zbulimit amerikan.
SHBA vlerëson se shtytja e Kinës për të zhvilluar aftësitë për të “mohuar, shfrytëzuar ose rrëmbyer” satelitët e armikut është një pjesë thelbësore e qëllimit të saj për të kontrolluar informacionin, të cilin Pekini e konsideron si një fushe luftarake kyçe.
Dokumenti, i cili u lëshua këtë vit dhe nuk është raportuar më parë, ishte një nga dhjetëra që dyshohet se u nda nga një 21-vjeçar i Gardës Ajrore të SHBA-ve në zbulimet më të rëndësishme të inteligjencës amerikane në më shumë se një dekadë.
Një aftësi kibernetike e kësaj natyre do të tejkalonte çdo gjë që Rusia ka vendosur në Ukrainë, ku ekipet e luftës elektronike kanë marrë një qasje të forcës brutale me pak efekt.
Sulmet, të zhvilluara për herë të parë në vitet 1980, përpiqen të mbysin sinjalet midis satelitëve SpaceX me orbitë të ulët dhe terminaleve të tyre në tokë duke transmetuar në frekuenca të ngjashme nga sistemet e bllokimit të kamionëve si Tirada-2.
Sulmet kibernetike më ambicioze të Kinës synojnë të imitojnë sinjalet që satelitët e armikut marrin nga operatorët e tyre, duke i mashtruar ata ose të merren plotësisht ose të keqfunksionojnë gjatë momenteve vendimtare të luftimit.
Dokumenti i klasifikuar i SHBA-ve vëren se kjo aftësi kibernetike do t’i lejonte Kinës “të merrte kontrollin e një sateliti, duke e bërë atë të paefektshëm mbështetjen e komunikimeve, armëve ose sistemeve të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit”.
Sakaq, SHBA-të nuk kanë bërë të ditur nëse ka aftësi të ngjashme.
Tajvani, i cili ka marrë parasysh se sa të domosdoshëm kanë qenë komunikimet satelitore për ushtrinë ukrainase, po kërkon të ndërtojë infrastrukturë komunikimi që mund t’i mbijetojë një sulmi nga Kina.
Vendi po kërkon investitorë për të krijuar ofruesin e vet satelitor, ndërsa eksperimenton me marrës satelitorë jo gjeostacionarë në 700 vende rreth Tajvanit për të garantuar gjerësinë e brezit në rast lufte ose fatkeqësish.
Në një shenjë se sa vendimtare janë bërë komunikimet satelitore në luftë, një sulm kibernetik rus arriti të bënte të paefektshëm mijëra ruterë ushtarakë ukrainas nga Viasat me bazë në SHBA, disa orë përpara se të niste pushtimin e tij në shkallë të plotë më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Ai rrëzoi shërbimin për mijëra klientë të Viasat në Poloni, Itali dhe Gjermani, ku u prekën disa qindra turbina me erë.
Hakimi i Viasat, megjithëse i sofistikuar, përfshinte depërtimin e sistemeve kompjuterike të kompanisë dhe dërgimin e udhëzimeve te modemet që shkaktuan keqfunksionimin e tyre.
Sipas vlerësimit të zbuluar, objektivat e Kinës, janë shumë më të avancuara. Ata do të përpiqeshin të eliminonin aftësinë e satelitëve – të cilët tentojnë të operojnë në grupime të ndërlidhura – për të komunikuar me njëri-tjetrin, për të transmetuar sinjale dhe urdhra në sistemet e armëve, ose për të dërguar të dhëna elektronike vizuale dhe të përgjuara.
Sakaq, zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë paralajmëruar se Kina ka bërë përparim të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë ushtarake hapësinore, duke përfshirë komunikimet satelitore.