Punonte montazhier tek Tv Klan, del foto e Stiven Toshkesit që u vra me thikë nga dy 18-vjeçarët

Personi që shihni në foton e mësipërme është 19-vjeçari Stiven Toshkesi, i cili mbeti viktimë natën e kaluar pasi u godit me thikë në pabesi nga dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj.

Familjarët kanë hapur dyert e mortit, teksa prindërit e tij të tronditur nuk e besonin dot vdekjen e të birit, i cili punonte si montazhier tek TV Klan News.

Mësohet se Maze dhe Hoxha i kishin zënë pritë Stiven Toshkesit në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditur menjëherë disa herë me thikë pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda. 19-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë një vajzë. Mësohet se Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj ngacmonin të dashurën e Stiven Toshkezit.

Për këtë shkak, dy javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe 19-vjeçari i kishte rrahur dy adoleshentët. Ata morën hak natën e kaluar duke i zënë pritë dhe e vranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Latest articles

Related articles