Aksion i RENEA në Tiranë, forca të shumta kontrolle në banesa

Një aksion i madh blic po zhvillohet në Tiranë nga forcat speciale RENEA, në kuadër të kapjes së disa personave, të cilët janë në kërkim dhe cilësohen si me rrezikshmëri të lartë nga autoritetet.

Redaksia ka mësuar se ky aksion po zhvillohet pas disa ngjarjeve kriminale në vend, të cilat kanë tronditur opinionin publik, ku përfshihet edhe sulmi ndaj medias Top Channel.

Mbi një seri atentatesh në vend, nuk ka pasur asnjë person të dyshuar të shpallur në kërkim, apo të kapur nga autoritetet e rendit.Ndërsa, një komunikatë zyrtare mbi aksionin pritet ende nga Policia e Shtetit, duke pasqyruar edhe rezultatet e mundshme të tij.

Latest articles

Related articles