Roland Bejko takim me strukturat e degës nr. 2 dhe 8 në PD Tiranë: Ne jemi me qytetarët, nuk ka mundin dot


Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën së bashku me nismëtaren e kandidatëve për këshillin bashkiak Enriketa Papa dhe zyrtarë të lartë të PD janë prezantuar para strukturave të Njësisë 2 dhe 8 në Tiranë.

Demokratët e Njësisë 2 dhe 8, entuziast për 14 Majin dhe të ardhmen!

Bashkë me demokratët e njësisë 2 dhe 8, diskutuam për planin tonë për bashkinë e Tiranës dhe projektin për një PD, më të fortë e më moderne.

Megjithë baltën e hedhur, demokratët janë entuziast dhe të bindur, se e ardhmja i përket Partisë Demokratike dhe qytetarëve të ndershëm të kryeqytetit dhe vendit.

Me vëllezërit dhe motrat që kemi ndarë shumë beteja të forta u ndalëm te sfida jonë kundër sistemit të vjetër politik Rama-Berisha-Meta dhe kundër Erion Veliajt , i cili nuk ka fituar asnje garë poltike ne karrieren e tij. Në 2015 fitoi me mbështetjen e LSI, në 2019 fitoi pa kundërshtarë.

Por është oligarkia ekonomike, politike, është krimi i organizuar, janë mediat që paguhen nga këta oligarkë të cilët na mbyllin çdo lloj hapësire publike të komunikimit por që nuk na mundin dot sepse ne kemi qytetarët.

Shihni sondazhet dhe rezulton se 43 për qind e demokratëve e refuzojnë politikën e Sali Berishës dhe të Ilir Metës. Mbi 70 për qind e qytetarëve shqiptarë e refuzojnë të gjithë këtë klasë politike.

E pavarësisht sulmeve, shpifjeve të përdishtshme ne vijojmë me qytetari dhe devotshmëri drejt një partie moderne dhe Euroatlantike!

#VotoRolandBejko #ZgjidhteArdhmen #ZgjidhPartineDemokratike #Demokatëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD

Latest articles

Related articles