Çfarë e nxiti autorin ti merrte jetën natën, kunatës së tij 37-vjeçare?

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Shkozë të Tiranës, ku një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij 37-vjeçare.

Roland Sinani dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë kunatën e tij (nusen e vëllait) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe.

Mësohet 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit kur është vrarë dhe ka pasur pranë njërin nga fëmijët e mitur 2-vjeç, ndërsa fëmija tjetër ka qenë me gjyshërit.Sipas burimeve, autori prej vitesh nuk fliste më të vëllanë dhe kunatën.

Ai jetonte tek “Markata e peshkut”, ndrysa shpeshherë ai paralajmëronte se do ta kryete krimin.

Këtë të shtunë pasi ka kryer krimin ai ka dalë në rrugë para portës ku ka qëndruar për disa minuta dhe më pas ka shtënë dy herë në ajër, e ndërsa herën e tretë do të qëllonte për vdekje veten e tij.

Latest articles

Related articles