Logon e kanë të përbashkët, e sigla po ashtu është “Bashkë Fitojmë”, por mes Berishës e Metës duket se ka një distancë të madhe aq sa nuk dihet arsyeja se pse nuk dalin bashkë në takime elektorale por takohen veç në seli dhe ambiente konferencash e po ashtu nuk dihet as arsyeja pse e shmangin emrin e njëri-tjetrit.
Sot Meta pas prezantoi kandidatët në veri, i shkoi në zyrë Berishës dhe i premtoi se do dalë në Shkodër 5-0.
Por çfarë thonë sondazhet?
Mbrëmë në emisionin Top Story sondazhi i bërë nga Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce” nxirrte kandidaten e PS me mbi 50%.
Po ashtu dhe sondazhet për Tiranën bërë nga Euro News e nxirrnin Erion Veliajn me 55.6 %. Në këtë sondazh nuk është përfshirë Roland Bejko i PD zyrtare sepse ende nuk ishte zyrtarizuar.
Dy bashkitë e mëdha Tirana dhe Durrësi kanë alarmuar kampin Metaj-Berisha.
Duke shmanguar Tiranën e Durrësin Meta tha se do fitonte në Shkodër 5-0. Por Meta harron se PL në Shkodër nuk ka më as Agron Çelën që i ka siguruar mandatin LSI-së.
Ilir Metaj kështu po vazhdon një tur paralel duke i prezantuar kandidatët e rithemelimit, si kandidatë të unfikuar të një opozite të bashkuar. Ilir Metaj nuk e përmend as emrin e Partisë Demokratike, e as emrin e Sali Berishës, duke u mjaftuar me termin “opozita e bashkuar”, të cilën duket se e ka diçka të premtuar në heshtje nga vetë Sali Berisha për ta marrë zyrtarisht.
E ndërsa ngelet dhe pak ditë nga shpallja zyrtare e fushatës, Meta e Berisha siç duket do të shkojnë të ndarë në popull.
Një frikë e madhe si lejon ata të shfaqen bashkë pasi të dy e kanë të lartë ndjenjën e protagonizmit si lider opozite ose mendojnë se të ndarë do munden të ndryshojnë shifrat e sondazheve, gjë që duket e vështirë.