Pas denoncimit, Celibashi anulon tenderin 320 mln lekë, do blinte kuti për 2025

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, po i bën rrush e kumbulla fondet e zgjedhjeve dhe nuk dihet, nëse gjithçka do të jetë gati deri me 14 maj. Këto ditë po shohim manovra të shumta dhe para që shpenzohen në tendera me shkelje. KQZ po i bën aq të komplikuar prokurimet për të furnizimet e bazës materiale për zgjedhjet. Sa të krijohet përshtypja se ato nuk do të mbërrijnë në afat.

I tillë është shembulli për blerjen e kutive të votimit dhe dhomave të fshehta. Pak javë më parë media denoncoi tenderin me vlerë 320 milionë lekë të KQZ, për koston e lartë dhe fituesin pa garë. Nuk vonoi shumë dhe ky tender, së bashku me 5 prokurime të tjera të KQZ, përfundoi me ankesa në KPP. Madje një firmë e denoncoi për abuzim.

KQZ dyshohej se kishte vendosur kritere burokratike që përjashtojnë nga gara çdo kompani dhe rrisin shpenzimet për këtë shërbim. Por, KPP nuk e mori fare parasysh këtë ankesë, që përbën një “Red Flag” për fondet. Në datën 27 shkurt 2023, Komisioni u shpreh se nuk mund të ndërhyjë, pasi i takon vetë KQZ-së të rregullojë përcaktimin e kritereve për tenderin përkatës.

Vendim i la rrugën e lirë KQZ-së që të vazhdojë me procedurat tenderuese.
Por, lëvizja e fundit ngre dyshime, nëse pas denoncimit, u anulua tenderi i parë. Sepse me datë 3 prill 2023, Celibashi ka regjistruar një tjetër tender për blerjen e kutive dhe dhomave të fshehta për votim. Në këtë tender ka përpiluar pak më ndryshe objektivin ku thuhet “ Kuti kartoni dhe dhoma të fshehtësisë për zgjedhjet e vitit 2023”. Pra e ka përcaktuar që duhen vetëm për këtë vit. Sepse në tenderin e parë planet ishin për blerje, edhe për zgjedhjet e vitit 2025.
Gjithashtu në këtë tender të dytë ka venë në dispozicion një fond limit më të ulët. Konkretisht, Celibashi parashikon të shpenzojë 147 milionë lekë për të blerë këto kuti votimi.

Në këtë pikë lind një tjetër dyshim; Vallë tenderi i parë siguronte material për zgjedhje të parakohshme?!

Përgjigjen duhet të na e japë Celibashi, pasi vetëm një ditë më parë foli për monitorim të fondeve për zgjedhje. Në fakt, SPAK-u duhet të monitorojë shpenzimet e KQZ-së, sepse ashtu siç manipulon tenderët, ky institucion mund të luajë me zgjedhjet.

Latest articles

Related articles