Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar vizitën e pritshme të ndihmës sekretarit amerikan Gabriel Escobar në Tiranë në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Alvania Lita tha se Escobar jo pa qëllim ka zgjedhur datën 11-13 prill për të ardhur në vendin tonë pasi do të përcjellë mesazhe për pastrimin e politikës nga elementët e inkriminuar.
Më tej ai theksoi se zyrtari i lartë amerikan do të bëjë një rideklaratë të asaj që bëri ambasadorja amerikane Yuri Kim pak ditë më parë për Non gratat.
“Ai vjen para datës 14 prill, kur nis zyrtarisht fushata zgjedhore dhe ato deklarata që ai ka për të thënë nuk mund të thuhen gjatë fushatës sepse do të quhej ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe gjëra të tilla. Ai do të lëshojë mesazhet për pastrimin e politikës nga elementët e inkriminuar, për mos bashkëpunimin me Non gratat. Pra do të jetë një rideklaratë që ka bërë ambasadorja e SHBA Yuri Kim, e cila duket se nuk flet me mendjen e saj. Është e vërtetë që ajo pjesë e politikës shqiptare nuk po merr vesh me fjalë dhe kjo besoj nuk është në favorin e tyre. Ne kemi parë kur lidershipit i UKÇ në politikë (Thaçi, Veseli, Jakupi, Selimi etj) i kërkua të haptin krahun, nuk dëgjuan me fjalë. I morën me avion bashkë dhe në gjyqin speciale në Hagë. Kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri përmes instrumenteve të reformës në Drejtësi”- tha ai.