Pas Kiarës edhe Luizi ‘ndjen rrezikun dhe dorëzohet’ para Efit

Duket se ujërat mes çiftit dhe Efit brenda shtëpisë së BBV janë qetësuar.

Pas përqafimit dhe pendesës së Kiarës, radhën e ka patur Luizi.

Ai është shprehur se është i lodhur nga rrugëtimi i tij dhe në këtë mes pret mirëkuptimin e Efit.

Nga ana tjetër ai ka kërkuar që të mos e hapin më vajzat këtë bisedë duke theksuar se ndodhet mes dy zjarreve.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Për Zotin jam lodhur, mendoje pjesën që jam lodhur me kupto.

Efi: Unë e kuptoj por jo kur je më të tjerët ndryshe dhe me mua ndryshe

Luizi: Jo as me të tjerët nuk jam ndryshe. Fakti që unë jam me Kiarën gjithë kohës e bllokon pak. Nuk dua ta hapni atë muhabet të shëmtuar bashkë. Në një farë mënyre edhe po ju mbroj ju edhe veten.

Unë në të dyja krahët ndihem keq, në një kohë që ju dini gjëra që unë nuk i di.

 

***

Pas 72 orësh sherr dhe të mërzitura me njëra-tjetrën Kiara dhe Efi janë ulur ditën e sotme dhe kanë biseduar bashkë.

Ka qenë Kiara ajo e cila e përulur i ka kërkuar Efit ta lënë këtë bisedë të sjellë nga jashtë për ta diskutuar po jashtë, ndërkohë që të vazhdojnë lojën.

Kiara: E lëmë atë që ka ndodhur jashtë dhe e sqarojmë jashtë, këtu vazhdojmë. Unë kam dëgjuar shumë gjëra kur dola…

Efi: Unë e kam problem se ti nuk më ke besuar. Unë kam dëgjuar shumë gjëra dhe ty nuk të kam hedhur poshtë, ti e bëre…

Kiara: Ashtu siç kam kërkuar çdo ditë të Zotit që ne të pijmë një kafe jashtë kësaj shtëpie, kështu po e kërkoj dhe tani që t’i sqarojmë të gjitha gjërat.

Kujtojmë se këto ditë Efi ka patur një mbështjete të madhe nga e gjithë shtëpia, ndërkohë që edhe mesazhet e ardhur nga aplikacioni ‘Big Love’ kanë qenë thuajse të gjithë në mbështetje të Efit.

Latest articles

Related articles