“Durrës Jaht Marina” paditet në Kushtetuese. Qytetari: Prish qytetin, prek pronat publike, bie ndesh me MSA

Projekti “Durrës Jaht Marina” njohur ndryshe Durrësi si Dubai, paditet në gjykatën kushtetuese. Ky projekt tashmë i nisur dhe është në fazat e e tij të para të punimeve është ankimuar në gjykatë.
Padia është bërë nga një banor i Durrësit i cili ka kërkuar shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes së firmosur nga qeveria shqiptare, miratur nga parlamenti e më pas dekretuar nga presidenti.
Me këtë pretendim për vendilindjen e tij qytetari nga Durrësi argumentoi para gjykatës kushtetuese se “ka lindur dhe është banues në qytetin e Durrësit dhe ligji nr. 79/2022 ka cenuar parimet dhe të drejtat e lidhura me pronën publike dhe tjetërsimin e saj pa konkurrencë, sigurinë kombëtare dhe atë publike të banorëve të njësisë administrative në të cilën ai është banor, si dhe bie në kundërshtim me MSA-në”.

Por ky argument nuk ka bindur gjykatën kushtetuese e cila ka vendosur të mos e marrë në shqyrtim padinë duke e rrëzuar kërkesën e banorit nga Durrësi.

Ja se si argumenton kolegji i gjyqtarëve në rrëzimin e kësaj padie “Kolegji vëren se ai ka paraqitur pretendime me natyrë përgjithësuese dhe nuk ka dhënë argumente për të provuar pasojat negative të ardhura ose të pritshme që i vijnë nga zbatimi i ligjit të kundërshtuar, si dhe nuk ka justifikuar interesin e tij vetjak, të ligjshëm dhe të drejtpërdrejtë lidhur me cenimin e së drejtës së pronës publike, parimet e konkurrencës dhe tregut të lirë, sigurinë dhe ekonominë kombëtare, subsidiaritetin dhe respektimin e MSA-së”.

Me ndryshimet Kushtetuese të drejtën për të bërë ankim kushtetues e kanë edhe individët qytetarët, por sipas gjykatës ata duhet të argumentojnë dhe dokumentojnë prekjen e tyre reale nga një ligj që e konsiderojnë antikushtetes.

Latest articles

Related articles