Pse Monika Kryemadhi nuk po shpjegohet dot për akuzat për para ruse?

Monika Kryemadhi ka 30 vite në politikë. Si asnjëherë tjetër ajo po akuzohet (nga media periferike në Belgjikë dhe TCH) për pagesa në llogari bankare në Qipro dhe vende të tjera nga oligarkë të lidhur drejtpërdrejt me Kremlinin. Ka pretendime për faksimile. IBAN. Shifra. Emra. Pagatorë. Llogarirrjedhëse.
Akuza është e rëndë për znj. Kryemadhi sidomos kur u zbulua konspiracioni në dëm të Lulzim Bashës dhe PD, me përfshirjen e zyrës së KM dhe drejtorit të Kundërzbulimit të FBI, si dhe deputetë të PD. Nuk përjashtohet edhe në këtë rast konspiracioni dhe përfshirja e KM.
Mirëpo trajtimi që po i bën opozita është edhe më i rëndë. Po fusin kokën në rërë si struci. Ndërsa për LB kanë bërë komisione, raporte dhe qindra orë televizive për gjëra të paqena dhe të dyshuara; për znj. Kryemadhi po heshtin, sikur nuk dinë çfarë kanë tjetër organizatorët e kësaj loje të rrezikshme.
Znj. Kryemadhi nuk po arrin të shpjegohet dhe po sulmon Ad Hominem Media, duke rritur edhe më shumë rrëmujën në perceptimin publik.
Dikush duhet ti thotë znj. Kryemadhi se në vendin tonë prej vitesh publiku i konsideron politikanë fajtorë dhe i prezumon të fajshëm. Duhet punë të perceptohesh e pafajshme.

Latest articles

Related articles