Aksidenti në Sukth| Drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është shënuar në Sukth të Durrësit, aty ku një person ka mbetur i vdekur pas aksidentit.

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motorin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri i motomjetit shtetasi M. N., ndërsa drejtuesi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Latest articles

Related articles