Ja pse konsumi i tepërt i kripës ndikon tek sëmundjet kardiovaskulare

Konsumi i tepërt i kripës lidhet me formimin e pllakave aterosklerotike në karotide, në arteriet që kalojnë qafën dhe në enët që furnizojnë zemrën.

Kjo ndodh edhe nëse nivelet e presionit të gjakut janë normale. Është konkluzioni i një studimi të koordinuar nga Instituti Karolinska i Stokholmit dhe i publikuar në revistën European Heart Journal – Open.

Studimi mori në konsideratë të dhënat e mbi 10 000 suedezëve midis moshës 50 dhe 64 vjeç të përfshirë në një projekt të madh kërkimor mbi shëndetin kardiovaskular (Swedish CardioPulmonary bioImage Study – SCAPIS).

Ekipi zbuloi se rritja e konsumit të kripës korrespondon me një rrezik të shtuar të aterosklerozës, si në arteriet e qafës ashtu edhe në ato të zemrës. Në veçanti, për çdo gram shtesë natriumi të ekskretuar në urinë, pati një rritje deri në 17% të përkeqësimit të rrezikut të lidhur me praninë e pllakave në arterie.

“Rezultatet tregojnë se sa më shumë kripë hanë njerëzit, aq më e lartë është ngarkesa e pllakave aterosklerotike në arteriet e zemrës dhe qafës”, tha në një deklaratë autori kryesor i studimit, Jonas Wuopio.

“Interesante, gjetjet u konfirmuan gjithashtu kur i ngushtuam analizat tona për pjesëmarrësit me presion normal të gjakut (nën 140/90 mmHg) ose ata me asnjë sëmundje kardiovaskulare të njohur. Kjo do të thotë se nuk janë vetëm pacientët me hipertension ose pacientët që duhet të kontrollojnë marrja e tyre e kripës”, ​​përfundoi Wuopio.

Latest articles

Related articles