Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se agjencia e inteligjencës e vendit të tij Mossad ndihmoi Greqinë të parandalonte një sulm të planifikuar terrorist në Athinë, raporton AP.
Autoritetet greke thanë më herët se dy burra, që thuhet se ishin me origjinë pakistaneze, ishin arrestuar pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm në një restorant hebre.
Ata u akuzuan sot për vepra terrorizmi, ndërsa një person i tretë, i cili besohet se ishte jashtë Greqisë, u akuzua në mungesë për vepra të ngjashme.
– Advertisement –
Një deklaratë nga zyra e Netanyahut tha se sulmuesit ishin të lidhur me Iranin.
“Pas fillimit të hetimit të të dyshuarve në Greqi, Mossad ofroi inteligjencë. Hetimi zbuloi se infrastruktura që operonte në Greqi ishte pjesë e një rrjeti të gjerë që e ka origjinën nga Irani dhe përfshin shumë vende”, thuhet në një deklaratë nga zyrën e tij.