Në zgjedhjet e 14 Majit Belind Këlliçi do të përfaqësojë Partinë e Lirisë së Ilir Metës. Nga sot, ai është regjistruar edhe zyrtarisht si kandidat i Ilir Metës për Bashkinë e Tiranës.
Kërkesa e depozituar në KQZ për regjistrimin e Belind Këlliçit si kandidat, mban firmën e Nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari.
Më herët kjo lëvizje është kritikuar edhe nga të djathtët, të cilët janë ndjerë të zhgënjyer që Belind Këlliçi ka gjetur strehë tek Ilir Meta.