Vjedhje, trafik k*kaine dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Arrestohen 12 persona në Tiranë

TIRANË- Dymbëdhjet persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga kanë rënë një 33-vjeçar, një 25-vjeçar dhe drejtuesi i mjetit një 27-vjeçar, i cili dyshohet se iu ka shitur kokainë dy personave që i kishte në makinë. Po ashtu është arrestuar një 55-vjeçar, pasi ka vjedhur disa karrige dhe tavolina në disa lokale në zonën e Fushës së Aviacionit. Ndërkohë që dy persona të tjerë janë arrestuar pasi kanë shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit M. H., 27 vjeç, K. Z., 33 vjeç, dhe L. K., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në rrugën “Muhedin Llagami”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin M. H. dhe pasagjer shtetasi K. Z., dhe shtetasin L. K., i cili sapo iu kishte shitur lëndë narkotike të dyshuar kokainë, dy shtetasve që ndodheshin në automjet. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 arrestuan shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa karrige dhe tavolina te Fusha e Aviacionit, në disa lokale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. M., 38 vjeç, E. M., 38 vjeç, E. T., 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi kanë shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. Xh., 42 vjeç, banues në Sharrë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– G. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– I. V., 63 vjeç, banues në Shkozë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– F. I., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike;

– E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Latest articles

Related articles